Dren Abazi është shquar gjithmonë për stilin e tij të veçantë dhe hitet e tij mjaft të njohura. Këtë javë, ai bëhet pjesë e “The Top List” me projektin më të ri titulluar “Ndoshta”, të cilin ka realizuar vetë tekstin dhe muzikën.

“Ndoshta” vjen e krijuar me një tekst emocional që përshkruan një dashuri që sjell shumë pikëpyetje e hamendëson për atë që po ndodhe mes dy të dashuruarve. Videoklipi gjithashtu vjen i thjeshtë, por mjaft interesant.

Duhet thënë që artistin e kemi parë shpesh duke krijuar balada të tilla romantike që shumë prej nesh na vënë në mendime. Edhe njëherë tjetër Dreni na bëri të dashurohemi pas krijimeve të tij të papërsëritshme.

“Ndoshta”, ashtu siç edhe pritej padiskutim, ka marrë një reagim mjaft të mirë nga i gjithë publiku. Votat e shumta kanë arritur që ta pozicionojnë Drenin menjëherë në Top 5 që në javën e parë.