menu

Ardian Bujupi

#Bio

Ardian Bujupi ka lindur me 27 Prill 1991 në Kosovë por për shkak të luftës, ai u zhvendos në Gjermani kur ishte vetëm 1-vjeç.

Që në moshën 6-vjeçare, ai nisi të luante notat e para në pianon e babait të tij. Ai nisi suksesin e tij në muzikë që me paraqitjen e tij të parë në programin, “Gjermania kërkon Superyllin”, ku rezultoi mjaft i pëlqyer.

Pas suksesit në Gjermani, Ardiani është prezantuar edhe pranë publikut shqiptar, duke rezultuar gjithashtu shumë i suksesshëm. Ai ka performuar së bashku me Dj Dalool në një prej eventeve më të rëndësishme të muzikës shqiptare, “Top Music Awards”.