Vetëm pak pasi solli projektin e tij të fundit muzikor të titulluar ”Tranova”, Ardian Bujupi vjen me një tjetër publikim. Kënga e tij më e re që është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë mban titullin ”Lotto”.

Duket se kohët e fundit Ardiani ka qenë mjaft produktiv duke sjellë për publikun projekte të reja herë pas here. ”Lotto” premton të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Por kjo nuk është kënga e tij e vetme në listë. Teksa ”Lotto” e ka pozicionuar artistin në vend të 65-të, ”Tranova” renditet në vend të 80-të.