Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri duket se nuk kanë të ndalur. Vetëm pak pasi solli projektin e saj “Aligator”, Arilena ka sjellë një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, të titulluar “Thirr Policinë”. Nga ana tjetër edhe Dafina ka pasur një verë shumë të suksesshme dhe produktive me projekte të shumta. Së fundmi ajo ka bashkëpunuar me Lyrical Son me “Llafe Llafe”, që këtë javë ka arritur të rrëmbejë vendin e parë të “The Top List”.

Megjithatë, duket se “Thirr Policinë”, një hyrje e re në listë për këtë javë, ka debutuar dobët në rendtje. Ky projekt është pozicionuar në vend të 100-të të klasifikimit. Mbase buja e madhe dhe reklama e bërë për këtë projekt, nuk ka funksionuar. Votat e publikut nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta pozicionuar këngën në vende më lart në renditje.

Projekti i tyre ishte goxha i veçantë në fakt, të dyja ato arritën të provokonin shumë me videoklipin e tyre. Gjithashtu edhe kënga sillte ritme shumë tërheqëse.

Edhe pse Arilena dhe Dafina nuk patën suksesin e dëshiruar apo atë që prisnin nga ky bashkëpunim, të paktën për momentin, të dyja ato kanë shkëlqyer me projektet e tjera. “Aligator” i Arilenës u rikthye përsëri në “Top 5” dhe është pozicionuar në vend të pestë.