Pavarësisht se kreu i listës kësaj jave nuk është hasur me ndryshime të mëdha, lista në tërësi ka pësuar disa ndryshime. Dy janë këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione këtë javë dhe bëhet fjalë për “Done With You” të Andi Dhoska dhe bashkëpunimit të Dardan dhe Mozzik, “A Milly”. Këto dy projekte muzikore janë ngjitur përkatësisht me nga 23 pozicione.

“Done With You”, e cila ka vetëm tre javë që i është bashkuar listës zyrtare të “Top Awards”, ka rezultuar mjaft e pëlqyer për publikun shqiptar. Që në javën e parë të hyrjes në listë, ajo pati një debutim mjaft të mirë, duke u renditur në vendin e 19-të ndërsa kjo javë e rendit artistin në vendin e 33-të.

Nga ana tjetër një projekt muzikor që ka marrë shumë vota këtë javë është ” A Milly”, bashkëpunimi i Dardan dhe Mozzik. Edhe pse ka plot 27 javë në listë, duket se fansat e dyshes kanë preferuar që ta shohin këtë këngë sa më në majë të listës dhe kanë votuar pafund, duke arritur në vendin e 61-të.