“Drejt ne zemer” ka goditur Alban Skënderaj me projektin e tij më të ri muzikor. Për këtë projekt muzikor, artisti i dashur ka bashkuar fuqitë me reperin e njohur 2Ton, duke sjellë një këngë që është shndërruar menjëherë në më të preferuarën e publikut shqiptar.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg, sugjerimet e publikut e kanë futur këtë projekt muzikor menjëherë në “The Top List”, duke e shpallur këngën më të dëgjuar dhe të votuar të javës.

“Drejt ne zemer” titullohet kjo prurje e re muzikore, e cila ka në thelb të saj muzikën ritmike dhe argëtuese.

Ky projekt muzikor ka marrë mjaft komente pozitive nga ana e fansave, të cilët vlerësojnë pafund muzikën dhe tekstin e tij.

Ndryshe nga java e kaluar, e cila kishte vetëm një hyrje të re, kjo javë ka sjellë tre këngë të reja në klasifikim, të cilat janë renditur mjaft mirë.

Një super sukses këtë javë ka korrur “Pa dashni” e Ronela Hajatit, e cila është ngjitur me 72 pozicione, duke zënë vendin e 9-të.