Kjo javë ka ardhur më shumë ndryshime si në renditje ashtu edhe në hyrjen dhe daljen e projekteve muzikore.

6 prurje të reja i janë shtuar klasifikimit të “The Top List”, duke bërë kështu që 6 këngë të tjera të mbeten jashtë, ku dy prej tyre, “Bonbon” dhe “Kings”, prej shumë javësh ishin pjesë e “Top Awards”.

Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful, G4shi – Rose Gold, Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la, Alban Skenderaj – Engjell, Renis Gjoka – Po Tani dhe Kaos – Vandami,  janë shtuar në renditjen e 20 këngëve më të pëlqyera të publikut shqiptar duke lënë jashtë: Era Istrefi – Bonbon, Ledri Vula – Kings, Big Basta – M’vini Onash, Skivi – 3she, Gold AG – N’deti, Venera ft. Lind – Siento Amor.

Përvec vendit të parë të “The Top List”, i cili vazhdon të jetë i njëjtë si javën e kaluar, në vendin e dytë është renditur projekti më i ri i Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës, ajo me titull “Beautiful”, ndërkohë në vendin e tretë renditet Samanta dhe Gent Fatali me projektin e tyre të suksesshëm “Na e dina”, duke u ngjitur me 13 pozicione.

Një rënie të theksuar në klasifikim ka patur projekti muzikor i Young Zerkës, “Love”, duke rënë me plotë  16 pozicione, pikërisht në vendin e 20-të.