Soni Malaj vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më të dashura të publikut. Projektet e saj muzikore më të njohura deri më tani, dallohen kryesisht për zhanrin e saj më të njohur, baladat. Repertori i saj është një ndërthurje e shpërthimit dhe melankolisë, të cilat portretizojnë edhe natyrën personale të artistes, por duket se ndër vite janë mbajtur gjallë në kujtime ato këngë të cilat na kanë prekur shpirtin.

Soni Malaj ka performuar së fundmi në Merano, Itali dhe ka habitur publikun atje me vokalin e saj. Për këtë arsye media shtetërore italiane “Rai” i ka kushtuar një kronikë të veçantë artistes shqiptare. Në kronikë thuhej ndër të tjera se:

Notat e Soni Malaj, yllit të muzikës shqiptare kanë elektrizuar mbi 10 mijë spektatorë.

Kronikën dedikuar asaj e ka ndarë në Instagram edhe vetë Soni, ku krahas shkruan:

Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano.