I ftuar sonte në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë DJ Benito, i cili foli më shumë rreth jetës së tij personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.
Si nisi e gjihtë krijmtaria e tij muzikore, ku kryesisht ai zgjedh këngë të vjetra të repertorit shqiptar ose të krijuara nga banorët e edicioneve të ndryshme të shtëpisë së BBV?
Atëherë, unë jam edhe tip vetë si nostalgjik dhe jam kështu si ‘old school’. Më pëlqejnë këngët, sepse kanë pasur tekst dhe mendoj që atëherë për kushtet që kanë qenë përsa i përket pjesës së sound-it nuk kanë qenë të realizuara mirë, porvokali ka qenë i saktë e perfekt. Edhe unë duke pasur vokalin dhe kushtet që kemi tani, unë mundohem t’i realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Duke qenë se ai ka zgjedhur këngët e Kozma Dushit, ka ndonjë specifikë të veçantë për këtë?
Unë me xhaxhi Kozmain, siç e quaj unë xhaxhi, dikur kemi bashkëpunuar në një restorant në Tiranë edhe besoj që kur ta ndezim (pajisjen) do ta bëj play. Edhe kur më shkoi në mendje për të bërë këtë këngën, e mora në telefon edhe i thashë që kam në mendje të bëj këtë këngën. Që shumica i thojnë “Eja o shoku ynë”, por në fakt është “Lot me ty o djalë” titulli origjinal mos gaboj se kam bërë shumë dhe si mbaj mend të gjitha.
Më tej, ai shtoi:
Më pas, ai më merr dhe më thotë ‘shiko djalë i dashur, unë do ta bëj vetë’. Mirë i thashë dhe unë tek kënga hoqa Kozmain dhe lashë vetëm korin që mos kisha debate për të drejtat e autorit.
Pasi e realizoi këngën, ai ishte ndeshur me Kozmain në një event që kishin organizuar dhe ai kishte dëgjuar versionin e ri të këngës. Dhe më pas Kozmai i kishte thënë:
Do më fusësh edhe mua se paska dalë bukur?
Përsa i përket këtij edicioni të Big Brother, ai u shpreh se kishte miqësi me disa nga banorët. Por një ndërveprim që ai pati kur u fut brenda shtëpisë së BBV përpara disa Prime-ve kishte qenë pikërisht me Bardhin, ku i kishte luajtur një remake të një nga këngëve të tij. Si u shpreh ai për këtë?
Ju bë qejfi se nuk e priste. As unë nuk e prisja se do ta bëja.
Si lindi idea e realizimit të këtij remake?
Pasi bëmë set up-in gati atje dhe po rrija të prisja që të mbaronte emisioni e banorët të dilnin tek dhoma e surprizave. Bënte pak ftohtë aty dhe shkova ta ndiqja nga laptopi në makinë. Po shihja Big-un dhe ndërkohë po përgatisja një listë me këngë. Dhe duke u marrë listën, zgjedh disa dhe ndërkohë ishte edhe “Betohemi” e Bardhit. Ishte dhe “I Know What You Want” e Busta Rhymes dhe shoh që kishin të njëjtin çelës dhe përshtateshin. Kisha edhe 20 minuta kohë dhe ishte si byrek çasti.
Sipas tij, kush nga të famshmit është më shumë shpirti i festës në eventet që organizohen?
Janë grupe zakonisht. Është Arbër Çepani, Eraldo Rexho, Jonida Maliqi.
Cili projekt është i radhës për të? Përfshirë këtu bashkëpunimin ose remake-un që do të sjellë në treg së shpejti?
Është një i freskët nga dje. Nuk e them dot emrin. Do të jetë e goditur. Është artist i ri, por nuk është kjo kënga e parë. E njihni të gjithë. Kemi edhe një të Mc Kresha, “Luv luv”, që mua më pëlqen shumë dhe më tha që t’ja nis në e-mail, por nuk e ka hapur akoma. Ka që në 2022.
Si janë projektet e fundit të realizuara nga artistët e tjerë? Cilët sipas tij janë më të mirat ose preferon më së shumti?
Për këngët që mua më kanë pëlqyer shumë ose kanë dalë dhe do të mbeten gjatë në një Top 5 do të rendis dy se ato kam në mendje. Alban Skënderaj – “Obsesion” dhe Mc Kresha & Lyrical Son – “Shake It”.
E duke folur për projektet e 2023, sigurisht nuk mund të shpëtonte fakti se janë hapur zërat për një remake të këngës “Ora Dy e Natës”. Kjo këngë është bërë një refren gjatë Prime-ve të “Big Brother Vip”, ku moderatori Ledion Liço zgjedh ta këndojë sa herë që kalon mesnata. Dhe në fakt publiku është ‘dashuruar’ me këtë përzgjedhje. Ja çfarë na zbulon Dj Benito më shumë:
E bëra. Ja kam çuar atij (Ledionit) në privat.