Nëse keni vënë re se interneti po zien së fundmi (përvec zgjedhjeve), arsyeja është “Maria” e Irkenc Hykës. Vetëm pak ditë më parë, Hyka, i cili ka qënë shumë aktiv në muzikë, ka publikuar këngën e tij të radhës, të cilën ka vendosur ta titullojë “Maria”.
Teskti i këngës e përshkruan Marian një vajzë tradhëtare. Po kush është Maria e Irkenc Hykës?
Irkenc Hyka është një ndër artistët që ka preferuar që jetën e tij presonale ta mbajë shumë hermetike. Në një intervistë të dhënë në dhjetorin e vitit 2019-të, artisti ka treguar se po shijonte një lidhje dashuria prej tre vitesh por pas asaj interviste nuk kemi të dhëna se cila është situata në jetën sentimentale të Irkencit.
A ka ndonjë shans të jetë ajo Maria apo të ketë ekzistuar ndonjë Maria në jetën e artistit? (Ne do thoshim larg qoftë)
Mirëpo një tjetër hipotezë se cila mund të jetë Maria e Irkencit është kuptimi biblik i këtij emri, rebele apo e sertë(edhe pse kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është tradhtare ).
Ka edhe një hipotezë tjetër, sipas të cilës, Irkenci ka shumë fanse me emrin Maria dhe kështu ka vendosur t’ju dedikojë një këngë dhe këtë e kemi parë në komentet e shumta në rrjetet sociale, ku etiketohen shumë vajza me këtë emër.