Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.

Ndërkaq, sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio për të na dhënë detaje ekskluzive mbi këtë koncert ishte Jerina Lalaj, PR/Marketingu dhe Konsulente imazhi. Për koncertin madhështor të Elvanës më 22 Qershor, Jerina na zbulon disa detaje ekskluzive:

Ne menduam ta thjeshtojmë këtë punën e biletave që njerëzit të kenë mundësi ta akesojnë edhe live. Jemi duke marrë masa, është përdorur një strategji që të gjithë ta shohin, biletat janë mbajtur në shifra që kushdo mund t’i përballojë. Ka mama, fëmijë që mezi e presin këtë koncert. Shija e mirë e Elvanës ka mbetur gjithmonë. Jemi duke punuar shumë, në drejtimin e marketingut, për të mbërritur fryma që Elvana do t’i jap, pra një koncert për të gjithë. Shumë miq të Elvanës janë shprehur që do të jenë të pranishëm në këtë koncert. Programi artistik ende nuk është mbyllur. Kur doli me një këngë të re në “BBV”, imagjino se çfarë do të bëjë në koncertin e saj. Unë njoh njerëz nga kombësi të ndryshme që dëgjojnë këngët e Elvanës dhe janë në radhë për të ardhur te koncerti.