Ya Nina rikthehet sërish pas disa muajsh mungese. Dhe madje jo me një, por me dy këngë të reja.
Mund të numërojmë një sërë artistësh që kohët e fundit kanë zgjedhur këtë mënyrë “2 në 1” për të publikuar këngët e tyre. Tani edhe Ya Nina i bashkohet këtij trendi.
“A po don” dhe ”Kiss kiss” mbajnë titullin këngët e saj më të reja që e rikthyen Ya Nina sërish në klasifikimin e ”The Top List”. Stili i saj unik dhe mjaft i veçantë ka arritur që të tërheqë vëmendjen e publikut dhe fansave që e kanë votuar për të qenë pjesë e këngëve më të mira shqiptare.
Ya Nina ka ditur mjaft mirë se si të bëjë diferencën në tregun muzikor shqiptar dhe deri tani duket se është në hapat e duhur për suksese edhe më të mëdha. Këtë javë artistja renditet në vend të 61-të.