Pak pasi publikoi projektin e saj, dy këngë në një të vetme, Ya Nina sjell prurjen e re. “Merri” mban titullin kënga më e re e saj, në të cilën e shohim me tone pak më të buta dhe melankolike. 

Jemi mësuar që deri tani ta shohim Ya Nina-n në stilin e një ‘bad girl’, më së shumti në rrymën Hip-Hop apo Rap. Por duhet thënë që kjo frymë e re i shkon gjithashtu më së miri.

Duket se Ya Nina ka hyrë shumë fuqishëm në tregun muzikor dhe po konkurron fort artistët më ‘të vjetër’ të listës. Deri tani ajo ia ka dalë më së miri duke sjellë një frymë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.

E mbase eksperimentimi në zhanra të ndryhëm muzikorë është dhe çelësi i suksesit të Ya Nina-s. “Merri” mbyll klasifikimin e “The Top List” për këtë javë duke u renditur kështu në vend të 100-të të listës.