Ya Nina nuk di të ndalet! Artistja e re, pas publikimit të shumë këngëve e bashkëpunimeve të ndryshme, ka sjellë së fundmi projektin solo titulluar “Ya Ya”.

Është mjaft inspiruese ngirtja në karrierën e saj në industrinë muzikore. Duke ditur se artistja ka nisur rrugëtimin me covera nga këngët më ‘In’ të momentit, tani ajo po realizon projekte madhështore.

“Ya Ya” e ka sjellë Ya Ninën më gansta’ se kurrë më parë. Artistja vjen këtë herë shumë stil dhe më ‘wild’ nga çfarë e kemi parë në projektet e tjera.

Deri tani ajo ia ka dalë më së miri duke sjellë një frymë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim. “Ya Ya” e ka pozicionuar artisten në vend të 100-të për këtë javë, por që parashikojmë të rritet ndjeshëm në javët në vazhdim.