Ya Nina është një nga emrat më të rinj që i bashkohet këtë javë listës së artistëve të “Top Awards”. Ya Nina ka publikuar këngën e saj të titulluar “Nesër” që është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Fillimisht Ya Nina e nisi rrugëtimin e saj në muzikë me covera nga këngët më ‘In’ të momentit. Këtu mund të përmendim “Sugar” apo “Deep End”. Viti 2021 ishte mjaft i suksesshëm për Ya Nina me disa këngë të publikuara.

Kulmi i suksesit të saj deri më tani ka qenë “Sugar”, që ende vazhdon e dëgjohet dhe pëlqehet nga publiku. Pas kësaj Ya Nina sjell dhe “Told Ya”, një zhanër rap ku ajo shfaq dhe njëherë tjetër talentin e saj.

Pas kësaj Ya Nina bashkoi forcat me Cricket duke sjellë kështu “Pack Your Things”. Ajo hyri në mes të artistëve të tjerë të Top Awards me “Nesër”. Kënga është kompozuar nga Cricket, i cili ka realizuar dhe audio produksionin e projektit.