Xhensila Myrtezaj ka lançuar së fundmi këngën më të re në bashkëpunim me reperin e njohur Lumi B. Këngëtarja nuk kishte publikuar asnjë këngë të re prej kohësh dhe “Prit Pak” ishte rikthimi i saj në treg pas një pauze. Përveç këngës ritmike dhe klipi ishte tepër veror.
Ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte stili në të cilin ka ardhur Xhensila. Këngëtaren nuk e kemi parë kurrë më parë kaq sensuale dhe kaq në formë sa në këtë videoklip. Xhensila ka guxuar shumë në “Prit Pak” si në veshje, ashtu edhe në koreografi.
Në një skenë të videoklipit, Xhensila shfaqet e veshur me të brëndshme ngjyrë të zeza duke kërcyer në një mënyrë shumë provokuese dhe sensuale para pasqyrës apo sipër shtratit. Në një tjetër sekuencë ajo vjen e veshur me një trupore të bardhë të kombinuar me një këmishë të gjatë.
Vlen për t’u përmendur fakti që nuk e kishim parë kurrë artisten në këtë formë, por ajo nuk na zhgënjeu aspak.
Kënga “Prit Pak” nga dy artistët e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B, momentalisht pozicionohet në vendin e 91-të në klasifikimin e “The Top List”.