Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Bukuroshja ndryshe nga më parë ku përpiqej të mos e ekspozonte të bijën dhe jetën e saj private ka nisur të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj dhe kohën që kalojnë së bashku. E ditën e sotme artistja ka ndarë me ne videon më emocionuese në ditëlindjen e vogëlushes së saj, duke na treguar momentin ku Xhensila e ka parë e përlotur për herë të parë dhe padyshim kjo ishte video më prekëse që mund të shihnim sot.

Ora 11:50 \12 Korrik \2018 . Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e Parajsës që solle tek unë e ngrohtësinë tek faqja, që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore.