Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Videot e tyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së “BB Vip 2”.

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Ora e finales ka trokitur dhe “Big Brother Vip 2” është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Tashmë emisioni sapo ka filluar dhe surprizat nuk kanë të ndalur që në minutat e para.

Xhensila dhe Myrtezaj dhe Klajdi Haruni vijnë sot ekskluzivisht me një hit të ri të titulluar ”Yjet”, një paralelizëm me banorët e shtëpisë së “Big Brother”. Për më tepër le të dëgjojmë baladën e dy artistëve, e cila duket se do të kthehet shumë shpejt në hit.

https://www.instagram.com/reel/Cr6guD_sFDD/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==