Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë kryefjala e momentit, si nga jeta private, e po ashtu ajo profesionale. Pas shumë thashethemesh për një lidhje romantike me Ledri Vulën, vërtetësia e të cilëve mbetet ende e paqartë në publik, artistja nuk po ndalet me krijime të reja.
Xhensila Myrtezaj, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Hajde Dalim”, një këngë plot me ritme verore. Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistes dhe menjëherë u prit shumë mirë.
“Hajde Dalim” është një kombinim i tingujve modernë me një tekst, i cili flet për ftesën e hapur për t’u larguar nga rutina dhe për të shijuar dashurinë dhe natyrën në verë. Teksti i këngës është punuar nga vetë Xhensila në bashkëpunim me Bardhin, duke sjellë kështu një krijim të freskët.
“Hajde Dalim” vjen po ashtu dhe me një klip ‘të nxehtë’ që e rrit edhe më shumë temperaturën në këto ditë vere. Kujtojmë se ky projekt vjen pas bashkëpunimit të saj të parë me Ledri Vulën, “Ma kthe”, teksa kanë ngjallur kuriozitetin për një bashkëpunim të dytë që me gjasa do të vijë shumë shpejt.