Nëpërmjet disa videove në Instagram, Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda paralajmëruan se do të vinin me një bashkëpunim. Pritjes i erdhi fundi, vetëm 1 muaj më parë kënga u lançua dhe rezultoi shumë e suksesshme, pasi është pëlqyer menjëherë nga të gjithë dhe është shpërndarë kudo.
“A e din” ka vetëm 1 muaj që është publikur dhe ka arritur të kapë shifrën e 10 milion klikimeve, duke rezultuar kështu një nga bashkëpunimet më të suksesshme të kësaj vere. Epo, nuk kishte si të shkonte ndryshe me një projekt nga dy artistë që prodhojnë gjithmonë muzikë shumë të mirë.