Xhensila Myrtezaj, një emër tashmë i dashur për publikun shqiptar, ka sjellë këngën më të re që mbart emocion dhe thellësi artistike. Projekti i saj i ri mban titullin “Zemër e helmuar” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
“Zemër e helmuar” menjëherë mori të gjithë dashurinë e audiencës, ashtu si çdo projekt i artistes. Por mbi të gjitha, bashkëpunimi me kompozitorin Pirro Çako ka sjellë një harmoni të mrekullueshme mes muzikës dhe tekstit, duke i dhënë këngës një cilësi të përkryer në çdo notë.
Megjithatë, diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen e publikut. Publikimi i kësaj kënge përkon me lajmet që bënë bujë në rrjet.
Kohët e fundit flitet për një ndarje të mundshme, të një prej çifteve më të njohur të showbizit shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Një veprim i fundit i dyshes ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre.
Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.
Kjo histori në fakt nuk u duk shumë e panjohur. Kujtojmë se dhe Ledri Vula u përfol gjatë këto muaj për ndarjen e tij nga Sara Hoxha.
E mes gjithë lajmeve në rrjet dhe asnjë lloj reagimi nga dyshja, Ledri fshiu nga YouTube projektin “Gjendja” ku në klip shfaqej dhe Sara dhe më pas publikoi këngën e tij të re “Paranormal”. Shumë fansa menduan asokohe që e gjithë situata e ndarjes, në fakt ishte thjesht për arsye marketingu. Sidoqoftë, në të dyja rastet nuk ka patur një reagim zyrtar mbi të vërtetën.