Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të dashura të publikut. Këngëtarja kaloi një periudhë të gjatë pauze me projekte muzikore, për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë.
Brenda një kohe shumë të shkurtër, Xhensila erdhi me një projekt solo të titulluar “Ale Ale” dhe bashkëpunimin me Elgit Dodën në “A e din”. Thënë kjo, ky i fundit ka rezultuar dhe mjaft i suksesshëm.
Këtë javë “A e din” është rritur me 1 pozicion më lart nga java e kaluar duke u renditur në vend të dytë, shumë pranë kreut. A mund të pozicionohet vallë në vend të parë javën e ardhshme?