Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me projekte të reja muzikore.
Një nga më të suksesshmit ishte padyshim dhe bashkëpunimi me Elgit Dodën. “A e din” është ndër projektet më të pëlqyera të publikut.
Këtë javë ky projekt është rritur me plot 18 pozicione nga java e kaluar. Dyshja pozicionohet menjëherë në vend të tretë dhe na mbetet të shohim se si do të shkojë suksesi i kësaj kënge në javët në vazhdim.