“A e din”, bashkëpunimi i Elgit Dodës dhe Xhensilës po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Kënga e tyre është publikuar vetëm 7 javë më parë dhe deri tani është renditur si një ndër hitet më të mira të kësaj vere.
Megjithatë, ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes. Disa vite më parë, në fillimet e karrierës së tyre, ata kanë publikuar “Liar”, këngë e cila gjithashtu ka pasur një sukses asokohe.
“A e din” ka patur një impakt mjaft të mirë tek publiku që këtë javë e ka votuar atë për të qenë në krye të klasifikimit të “The Top List”. Por a do të vazhdojë Elgiti dhe Xhensila që ta ruajnë vendin e tyre në fron edhe për javën e ardhshme?