Finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” dhe një nga personazhet më të komentuar, Miri, ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Salsano Rrapi. Në një intervistë plot emocione dhe momente spontane, ai ndau më shumë detaje rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhënieve me banorët dhe mënyrës se si publiku ndikoi në rrugëtimin e tij deri në finale. Gjatë bisedës, Miri foli edhe për jetën pas daljes nga programi, si dhe hapat e radhës në karrierë…

Njerëzit mendojnë se pas daljes nga “Big Brother” fama nuk zgjat shumë, ‘flak’ jote po zgjat?

Flaka ime është ndezur që kur hyrë natën e parë dhe po vazhdon bubulak. Në ndryshim nga banorët e tjerë, duke qenë se jam pjesë e West Side Family, kontentin unë e kam gati dhe pasurohet nga dita në ditë me këngë të reja, kështu që flaka vazhdon.

Po punoni me diçka të re tani?

Tani punët janë vetëm konkrete. Kërkesa është e madhe për koncerte, për evente, që të jem i pranishëm nëpër organizime, plus edhe këngë të reja. Kështu që jemi mirë.

Çfarë planesh ka për verën?

Planet janë këngë të reja, këngë që do i bëjmë vetem, këngë që do i bëjmë në bashkëpunim. Bashkëpunime me këngëtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, evente dhe koncerte…