Nëse ende nuk jeni fiksuar me emrin “Marinela” bëhuni gati pasi kjo do të jetë “tortura” e kësaj vere. Grupi i dashur i publikut shqiptar West Side Family ka bashkuar fuqitë me këngëtaren e mirënjohur Eranda Libohova për një ndër këngët ritmike të kësaj vere.
Ky projekt muzikor, i cili vjen pas këngës “E imja”, është punuar nga Alban Kondi dhe Elgit Doda. Kjo prurje e re muzikore ka ardhur e shoqëruar me një klip mjaft interesante, ku “Marinela me flokët kacurrela” ka bërë për vete të gjithë publikun.
Mbështetja e madhe e publikut shqiptar ka bërë që kjo këngë të futet menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke zënë vendin e 30-të. West Side Family dhe Eranda Libohova kanë goditur në shenjë me këtë bashkëpunim, duke marrë vëmendjen e të gjithë fansave.