Elhaida Dani me “Zanin” e saj arriti të korrte suksesin e dëshiruar brenda një periudhe shumë të shkurtër. Në muajin shtator të këtij viti, Elhaida pulikoi albumin e saj të titulluar “ZanIN”, me të cilin ajo kishte kohë që punonte.

Albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Artistja e njohur u shpreh se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur që të vijë 100% shqip. Jo vetëm kaq, por albumi “ZanIN” u bë dhe pikënisja e saj në familjen e madhe të “Top Awards”, ku ajo hyri për herë të parë.

“Zanin” – Vendi i 65-të

“Jam betu” – Vendi – 74-të

“Amore” – Vendi i 79-të

“Hajmali”

“Kënga jonë”