Bruklin nuk po di të ndalet më! Tashmë ajo ka hyrë fuqishëm në industrinë e muzikës dhe po çan përpara drejt suksesit.
Bruklin është një ndër artistet më të reja dhe të talentuara të tregut muzikor. Këtë javë ajo rikthehet në listë me projektin e saj më të ri.
Kënga më e re e artistet mban titullin “Daydreaming” dhe është një nga ato projekte që vjen me një frymë shumë ndërkombëtare. Një tipar ky që në fakt e bën të dallojë nga projektet e tjera të tregut.
E këtë e kemi parë edhe tek këngët e saj “Stay Friends” dhe “Magic Show”. Duket se Bruklin është angazhuar maksimalisht për të sjellë gjithmonë më të mirën.
Nga ajo që parashikojmë, do të kemi plot surpriza të mëdha nga kjo artiste. “Daydreaming” e ka renditur Bruklin këtë javë në vend të 21-të.