Vert është një ndër artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar, por që gjithmonë godet me projektet e tij. Këngëtari është një ndër të paktët në Shqipëri që bën muzikë të rrymës “Trap”, që në fakt i mungon industrisë muzikore shqiptare.

Vert është shndërruar tashmë në një ndër artistët mjaft të preferuar në treg dhe shkak për këtë është stili mjaft i veçantë që ai ka, por edhe tekstet që përmbajnë një mesazh. Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re.

“333” mban titullin projekti i tij i fundit i publikuar vetëm pak ditë më parë dhe që është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë. Mbështetja e publikut e ka renditur Vert në vendin e 100-të për këtë javë.

Le të shohim si do të jetë ecuria e artistit në javët në vazhdim. Por megjithatë mund të themi që Vert premton shumë…