Elvana Gjata ka publikuar këngën me videoklip të projektit muzikor “Si Na”, të cilën këngëtarja e këndoi për herë të parë në dasmën e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në finales e “BBV2”. Por këtë radhë, ajo ka sjellë ‘versonin negativ’ të saj, e cila ndryshe nga versioni i parë i këndon ndarjes.

Një nga këngët më të shumëpritura të Elvanës tashmë është këtu. “Si na” (versioni negativ) ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe na bëri që ‘të linim kokën’ pas saj.

“Si na” ishte një këngë që shumë shpejt fitoi dashurinë e publikut dhe tani ka ardhur në versionin jo aq romantik. Por cila i ka krijuar mbresa më të mira publikut?

Nga një vështrim i shpejtë, të paktën deri më tani, duket se dëgjuesit kanë pëlqyer më shumë versionin pozitiv të ”Si na”. Këtë e kuptojmë nga votat e tyre në kohën e publikimit të dy projekteve.

Kur u prezantua ”Si na” në versionin origjinal, votat e publikut e pozicionuan menjëherë në vend të parë edhe pse hyrje e re, ndërsa versioni negativ është renditur në vend të pestë këtë javë. Le të shohim nëse kjo do të ndryshojë me kalimin e kohës.