Albumi “”Rapsodët n’rap t’sotit” duket se ka rikthyer më fuqishëm se kurrë dyshen e famshme Mc Kresha dhe Lyrical Son dhe kjo vërtetohet më së mirë nga koncertet e shumta që dyshja ka patur si brenda dhe jashtë Shqipërisë kohët e fundit.
Ndërkohë që shitjet për këtë albumin sa vjen e rriten, ku në disa vende numri i albumit është i limituar, Mc Kresha dhe Lyrical Son vazhdojnë të publikojnë këngë të reja, të cilat janë pjesë e këtij albumi.
“Thirri Krejt Shoqet” është kënga më e re e dyshes në bashkëpunim me Keepman, një projekt muzikor i cili është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 10-të.
Duket se Gjermania është shteti i radhës që është pushtuar nga albumi i suksesshëm “”Rapsodët n’rap t’sotit” pasi në qytetet si Berlini, Frankfurti, Düsseldorf, Hannover, Stuttgart, Regensburg ka patur shumë shitje duke bërë kështu që të ketë një numër të limituar në treg. Kujtojmë gjithashtu se ky album ka rezultuar i suksesshëm në Zvicër në qytete si Zurich, Basel, Bern, Genf, St, Gallen dhe Luzer.