Tuna bëri një rikthim mjaft dinjitoz, pas një pauze muzikore, duke sjellë një album, për të cilin vetë ajo kishte ëndërruar shumë dhe e riktheu artistën në Tunën e “vjetër” dhe romanike.

Ndërkohë që kanë kaluar thuajse 8 muaj nga publikimi i albumit të saj të fundit, i cili mori vlerësimet maksimale nga fansat dhe kritikët e muzikës, Tuna ka vendosur të publikojë një tjetër projekt muzikor por artistja ka vendosur të vijë ndryshe.

Duket se Tuna ka vendosur t’i përshtatet pak më shumë kërkesave të tregut, duke ardhur më komerciale në këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Amoni”.

Më ritmike dhe energjike vjen Tuna në këtë prurje të re muzikore, e cila ka marrë komente mjaft pozitive dhe sugjerimet e mjaftueshme për t’u futur në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Tuna vazhdon t’i mbetet besnike bashkëpunëtoreve të saj dhe bëhet fjalë për mjeshtrin Armend Rexhepagiqi, i cili është kujdesur për muzikën dhe Aida Baraku, e cila mban vulën për tekstin e kësaj kënge.

Sugjerimet e shumta nga ana e publikut e kanë renditur Tunën në vendin e 78-të.