Nëse keni dëgjuar në radio, ose keni parë video në internet, do të keni vënë re se ka një trend të ri. Dy këngë tashmë janë duke u bashkuar në një.
Këto këngë mund të jenë nga i njëjti artist ose të ndryshëm, madje mund të jenë brenda zhanreve të ndryshme. Por çfarë kuptimi kanë në këtë mënyrë?
Shpesh ka kërkesa për lloje të ndryshme këngësh nga audienca të ndryshme. Publikimi i dy këngëve në një projekt të vetëm, është një mënyrë për të ushqyer thelbin e artistit dhe të arrish një audiencë më të madhe në të njëjtën kohë.
Ndoshta ka shumë arsye, secila e ndryshme për secilin artist. Ndonjëherë kjo vjen dhe për shkak se më vete, ato këngë nuk do të ishin aq të forta dhe do godisnin më pak.
Ose ndoshta artisti i krijoi të dyja këngët në të njëjtën kohë dhe ndjeu që t’i bashkonte të dyja pasi të dyja përfaqësojnë atë që ai ndiente në atë moment. Shembuj të tillë në klasifikim e “The Top List” kemi pasur mjaftueshëm.
Vlen të përmendim këtu Dj Geek dhe Semi me “Raptish x Tranquilo”, Ya Nina me “A po don x Kiss kiss”, Besa Kokëdhima me “Si kalama” me Lyrical Son dhe “Machoman”. Për të mos harruar Capital T me “Për ty x Dy zemra”, Kida dhe Butrint Imeri me “Am/Pm”, Bardhi me “Zhytem x Prap” e shumë të tjerë.