Megjithëse nuk ka hyrë si banor, producenti Elgit Doda ka qenë protagonist si në “Big Brother VIP 1”, ashtu edhe në “Big Brother VIP 2”, përmes punës së tij. Ai ka realizuar bashkëpunime muzikore me dy personazhet më të përfolur të secilit edicion, Donald Veshajn dhe së fundmi edhe me Luzi Ejllin.

Të gjithë i mbajmë mend këngët e dashurisë që Donald Veshaj ia kushtoi Bora Zemanit në bashkëpunim me Elgitin, vitin e kaluar gjatë periudhës së “Big Brother VIP 1”. Kënga “TL” (Toxic Love) ishte më e pëlqyera nga publiku dhe në krye të klasifikimeve muzikore.

E së fundmi Elgiti na surprizoi të gjithëve duke sjellë dhe pjesën e dytë të këngës. Në bashkëpunim me Klodian Kodrën, ”TL2” u prit mjaft mirë nga publiku.

Duke marrë parasysh që vitin e kaluar ”Toxic Love” arriti majat e suksesit dhe ishte pjesë e një trilogjie, kjo na ka bërë të pyesim veten nëse edhe ”TL2” do të jetë trilogji. Sidoqoftë e sigurtë është që kjo këngë do të kthehet në një hit të padiskutueshëm. Ky projekt renditet në vend të 100-të për këtë javë.