Klodian Kodra është një nga artistët e rinj që i bashkohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Edhe pse shpesh e kemi dëgjuar në projekte të ndryshme muzikore që kanë ardhur si bashkëpunime, këtë herë do njihemi më shumë me këngëtarin dhe karrierën e tij.

Klodian Kodra është një këngëtar i njohur në tregun muzikor shqiptar, por që vitet e fundit ka marrë edhe më shumë bujë tek publiku për shkak të bashkëpunimeve me artistët e famshëm. Në vitin 2013 ai bashkëpunon me 52oni për të sjellë “Lelia”.

Një vit më vonë ai bashkëpunon sërish me 52oni dhe me Sabina Dana duke publikuar projektin “Jo Nuk Ka”. Në vitin 2017 ai së bashku me artistin Dajli publikon videoklipin “Jetoje”. Në vitin 2022, Bes Kallaku, Gerona dhe Klodian Kodra publikojnë videoklipin “Luj Luj”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Marenglen Boja dhe Bes Kallakun.

Në shkurt të 2023, Klodian Kodra, Gerona dhe Olsi Bylyku publikojnë videoklipin “Ike”. Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Hazy dhe Olsi Bylyku. Projekti që i dha edhe më shumë shtysë artistit ishte ai me Elgit Dodën në “TL 2 (Toxic Love 2)”, që duhet thënë se konsiderohet një hit nga audienca.