Kanë kaluar 5 muaj që nga publikimi i fundit i projektit të Toquel, i cili tashmë është i njohur për publikun e shqiptar për disa projekte muzikor, të cilat kanë qënë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.
Ky artist, i cili ka kohë që merret me muzikë, ka një karrierë tëper të suksesshme në Greqi por ai ka vendosur që muzikën e tij ta prezantojë edhe për publikun shqiptar.
“Playboy” titullohet projekti më i ri i këngëtarit, i cili ka ardhur sigurisht në gjuhën greke, si edhe projektet e tjera të Toquel. Pavarësisht se është në këtë gjuhë, fansat shqiptarë e kanë mirëpritur këtë projekt duket e sugjeruar që ajo të futet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Falë mbështetjes së fansave, ky projekt muzikor ka zënë vendin e 70-të për këtë javë.
Në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Top Awards”, Toquel ëshë shprehur se ndihet shumë i lumtur që edhe pse ndodhet larg Shqipërisë, ka akoma njerëz që e suportojnë karrierën e tij edhe pse gjuha në të cilën ai këndon nuk kuptohet nga shumica.