Me qetësimin paksa të gjendjes në Shqipëri, duket se kjo ringjallje ka ndikuar edhe në muzikë, pasi pas 4 javësh qetësi, për herë të parë këtë javë kemi hyrje të reja në klasifikimin e “Top Awards”.

Sa i përket kreut të klasifikimin, Stresi vazhdon të mos njohë konkurrencë por të mbajë kreun me “Loco”, njëkohësisht edhe vendin e dytë me “Two Shots” bashkëpunimi me MKR dhe Anxhelo Koci.

Kjo është java e 7-të që Stresi mban vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Reperit i duhen edhe të paktën tre javë që të mbajë rekordin si këngëtari që ka qëndruar më gjatë në krye të listës, rekord ky që aktualisht mbahet nga Unikkatil, i cili ka qëndruar 9 javë në vendin e parë me “Ni Milionë Rrugë”.

Në vëndin e tretë vazhdon të qëndrojë bashkëpuimi i Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut,Per nje dashuri“, duke mos pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar.

Ndërkohë që “Top 3” ka qëndruar e njëjtë, “Top 5” ka dy hyrje të reja dhe është pikërisht Mozzik që i është rikthyer zonës së nxehtë të klasifikimit me dy këngë, “Zemra ime” e cila mban vendin e 4-t dhe bashkëpunimi me Tayna-n, “Edhe Ti” që mban vendin e 5-të.

Dy publikimet e reja që i janë shtuar listës për këtë javë bystandr – I got you on my mind dhe Yon Idy – Waste No Love.