Nëse një javë më përpara kishim një javë të qetë, të paktën kreun e listës, këtë javë kemi një “Top 3” tërësisht ndryshe. Duket se fansat e artistëve janë vënë në lëvizje dhe kanë vendosur që në majë të klasifikimit të kemi disa këngë ndryshe.
Ajo cfarë është më surprizuese këtë javë është vendi i parë, i cili është një hyrje e re. Eshtë pikërisht Buta, i cili ka vendosur të vijë me një këngë paksa të cuditshme në titull, duke përzgjedhur emrin e kryeministrit të Shqipërise, “Edi Rama”. Duket se kjo figurë di të tërheqë vëmendje kudo që ndodhet pasi edhe në klasifikimin muzikor, Edi Rama është shnderruar në qendër të vëmendjes. Në mes të kësaj situate të nxehtë, Buta ka gjetur mënyrën e duhur për të rrëmbyer vendin e parë në klasifikim.
Në vendin e dytë renditet Capital T, i cili nga java në java është renditur sa më në majë të klasifikimit. Ndërkohë që numëron javën e tretë në listë, “Akull”, këtë javë është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar. Edhe pse fillimisht kjo këngë u përball me disa kritika për shkak të një ngjashmërie të madhe me kolonën zanore të një filmi indian. Në një intervistë të dhënë së fundmi, artisti shpjegoi se ai nuk ishte në dijeni të kësaj ngjashmërie por më vonë ai mori të drejtat dhe kënga po pëlqehet pafund nga publiku shqiptar.
Tayna sigurisht që nuk mund t’i mungonte “Top 3” pasi fansat e saj janë aq mbështetës saqë kënga e saj “Sicko”, e cila ka 9 javë në listë, vazhdon të jetë në këngët më të dëgjuara dhe të votuara të javës. Gjatë kësaj javë, publiku e ka ngjitur artisten me 5 pozicione nga java e kaluar.
Nuk dihet nëse ky “Top 3” do vazhdojë të jetë edhe javën e ardhme por gjithcka na mbetet ta zbulojmë javën e ardhshme.