Ishte dhjetori i vitit 2015, kur për herë të parë nisi një epokë e re në muzikën moderne shqiptare, “The Top List”, në të cilën do të klasifikohej muzika më e bukur.

Fillimisht ishin 20 këngë që gjendeshin në këtë renditje, të cilat konkurronin nga java në javë për kreun e kësaj listë.

Këngët e publikuara gjatë një viti vendosën të vlerësoheshin në një mbrëmje të vetme, ku do të ndaheshin në total 12 çmime. Ceremonia e “Top Music Awards”, organizuar më 23 qershor 2016 solli në skenë artistët të cilët erdhën me performanca të shkëlqyera, duke ngritur në këmbë publikun e Pallatit të Kongreseve.

Por me rritjen publikimit të këngëve nga ana e artistëve, duket se gara mes tyre u shtua dhe si pasojë “The Top List” ndryshoi format ku nga 20 këngë, tashmë do të ishin 50 këngë që do të votoheshin nga ana e publikut.

Gjatë këtij viti, ajo që është vënë re ne klasifikimin e “The Top List” është përkrahja e shumtë që i është dhënë artistëve të rinj, të cilët falë votave dhe meritës së tyre, kanë mundur të renditen edhe në krye të listës.

Por ndërkohë që nga java në javë shohim ndryshime të shumta në pozicionim dhe prurje të reja që bëhen pjesë e listës, klasifikimi zyrtar i Top Awards, këtë javë shënon javën e tij të 98-të, duke qënë kështu shumë pranë të bërit 100 javë.

Por në javën e 100-të të kalsifikimit të “The Top List”, diçka e bukur do të ndodhë por për ta zbuluar, do ju duhet të prisni edhe dy javë të tjera.