Blero ka ardhur për të gjithë adhuruesit e muzikës me një album të ri. “The End” mban titullin ky projekt që mban plot 12 këngë.
Vetë titulli në fakt ka ngritur mjaft pikëpyetje tej fansat. Çfarë është ‘fundi’ për Bleron?
I ftuar në “Goca & Gra në Top Channel, Blero ka ndarë disa detaje më shumë mbi albumin e tij. A është “The End” albumi i fundit i karrierës së tij?
Nuk është e nuk është e lehtë të punohet një album, janë 12 këngë të reja. Mendoj se “The End” do të jetë i fundit. Titulli ka qenë dhe pak ngacmim për fansat. Nuk ka këngë në karrierën time që nuk ka të bëjë me mua personalisht, direkt, indirekt, shpirtërisht. Çdo këngë që e këndoj unë e ndiej. Kënga “Deri dje”, kënga e 12-të në album, është kënga që të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe vajza ime Tara, më kërkoi si dhuratë për Vitin e Ri që t’i bëja videoklip.
Nga 12 këngë të albumit, projekti “Dashni me brina” ka rezultuar më i votuari i publikut dhe e sjell Bleron në klasifikimin e “The Top List”. Kënga mban aktualisht vendin e 70-të.