Përveçse “luftohet” për vendin e parë, një tjetër sukses i artistëve në “The Top List” është të paturit sa më shumë këngë në klasifikim dhe janë pikërisht dy artiste që mbajnë titullin si këngëtaret me më shumë këngë në klasifikim.

Kush janë artistet me më shumë këngë në klasifikim?

Deri javën e shkuar këtë titull e mbante Kida, e cila ishte artistja e vetme me 12 këngë në listë por duket se Kida ka një konkurrente të fortë dhe bëhet fjalë për Tayna, e cila ka kapur këtë rekord të Kidës.

Eshtë piëkrisht kënga “Sico”, e cila është bërë pjëse e klasifikimit këtë javë, projekti muzikor i cili e futi Tayna-n në grupin e artistëve me më shumë këngë në “The Top List”.

Këngët e Kidës që gjendet në klasifikim, duke i rezistuar cdo konkurrence të mundshme janë: “Tela”, “Deja Vu”, “Merri Krejt”, “Bileta”, “Ka je”, “Harroj”, “Mas”, “Ti”, “Pe Du”, “Anderr”, “Kce” dhe “Don’t Say No More”.

Ndrërsa duhet thënë se të gjitha projektet që Tayna ka publikuar gjenden në klasifikim dhe janë pikërisht: “Pasite”, “Bye Bye”, “Aje”, “Doruntina”, “Columbiana”, “Caliente”, “Kce”, “Poë Poë”, “Ring Ring”, “Fake”, “Shqipe” dhe “Sicko”.

Një tjetër artist që është shumë pranë kapjes së këtij rekordi është Ledri Vula, i cili numëron plot 11 këngë në listën zyrtare të “Top Aëards” dhe bëhet fjalë për këngët: “Aje”, “Menemadhe, “Kiss Kiss”, “MEM”, “Princess Diana”, “Mike”, “Rio”, “U harrum”, “M’ke Harru”, “That’s Mine” dhe “Nona”.