Përveçse është një këngëtare e talentuar, Elvana Gjata ia ka dalë të shkëlqejë edhe në kinematografi. “2 Gisht Mjaltë” është filmi në të cilin shfaqen protagonistë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, një film i cili është cilësuar si më i shituri në historinë e kinematografisë shqiptare.
“Pa Dashuri” është filmi kolona zanore e këtij filmi, kënduar nga Elvana Gjata, prodhuar nga Arsim Bunjaku dhe Lyrical Son. Suksesi i hatashëm i filmit ka bërë që Elvana Gjata të renditet e para në klasifikimin e “The Top List” me kolonën zanore të “2 Gisht Mjaltë”.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Elvana ka shpejguar se si kjo kënge u bë pjesë e repertorit të saj.
“Nisi nga Lyrical Son, kur mora një telefonatë prej tij, për këtë këngë që donte të më dhuronte dhe preku zemrën time… Bashkë me Ermal Mamaqin u dashuruam me muzikën e saj dhe vendosëm pa asnjë dyshim të ishte kolona zanore e filmit “2 Gisht Mjaltë”, shkruan ndër të tjera Elvana.
Publiku e ka mirëpritur dhe sugjeruar pafund këtë këngë, duke bërë që “Pa Dashuri” të kryesojë listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare që në javën e parë të hyrjes në listë.
Zona e nxehtë ka ndryshuar krahasuar me javën e kaluar pasi Elvana ka mposhtur Elvanën, ku “Pa Dashuri” zë vendin e parë dhe zhvendos “Tavolina e merzise” në vendin e tretë. Sa i përket vendin të dytë, ai nuk ka ndyshuar krahasuar me javën e kaluar, pasi fansat e Tayna-s, kanë mundur të mbajnë artisten e tyre të preferuar në të njëjtin pozicion.
Kjo javë ka sjellë shumë projekte të reja muzikore dhe bëhet fjalë për 9 hyrje të reja, të cilat janë renditur mjaft mirë në klasifikim.