I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte këngëtari i njohur Stresi. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”. Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ia dedikon pikërisht asaj periudhe.
Në frëngjisht pasi për herë të parë muzikën e fillova në Belgjikë. Aty lindi ideja që unë të bëhesha reper. Ideja, pasioni, ndihma e njerëzve dhe e perfeksionova tani me punë. Edhe “Archimed” ishte ideja pse jo. Aty e nisa edhe emrin e albumit të tretë ia vendosa “Archimed”.
Po ndonjë koncert në Belgjikë e ka menduar ta zhvillojë?
Unë kam pasur probleme me drejtësinë në Belgjikë edhe është e vetmja gjë që më vret që nuk mund të organizoj një koncert deri në fund të vitit 2024.
Për Top Albania Radio, ai na tregoi disa detaje ekskluzive në lidhje me bashkëpunimet që do të ketë në album.
Episodi i parë ka dalë. Ka 7 këngë. Janë në platformën Spotify. Episodi i dytë normalisht do të jetë më i fortë. Normalisht dihet që episodi i dytë është vendimtar. Ka bashkëpunime internacionale. Mund ta them ekskluzivisht për Top Albania Radio që do kemi tre bashkëpunime internacionale. Me artistë të njohur jashtë. S’kam dashur të tregoj planet e mia, po tashmë ato këngë janë bërë dhe s’ka njeri që m’i prish dot planet.
Të gjithë këtë sukses të padiskutueshëm ndër vite, ai ka shprehur dëshirën për ta konkretizuar në një film, ku shtoi edhe disa detaje mjaft interesante:
Unë kam një ëndërr time në sirtar që do të mundohem ta realizoj me patjetër. Pa kërkuar ndihmë. Se po kërkova ndihmë normalisht që do kem njerëz që do më gjenden. Është filmi i jetës sime që do jetë i shkruar nga vetë nëna ime. E gjithë historia. Të cilën e përqafoj nga këtu dhe e dua shumë. Edhe të gjithë histroinë e familjes në ato kohët e vështira që ka qenë dikur Shqipëria. Shpresoj. Nuk dua të flas shumë, por kjo do të jetë wow për mua. Edhe do të kem mundësinë për të gjithë publikun anë e mbanë botës t’i tregoj se si janë rritur familjet dikur, se sa kanë vuajtur familjet shqiptare dhe si janë kanë dalë familjet tona dhe nënat tona.
Sipas disa thashethemeve, Stresi gjatë ditës së sotme ka qenë në gjykatë dhe për të sqaruar zërat, ai u shpreh:
Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë ‘wow’.