Reperi i njohur Stresi dhe One T kanë publikuar vetëm pak ditë më parë projektin e tyre më të ri muzikor. Kënga e tyre mban titullin “Mos u dorzo 2” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

“Mos u dorzo” ka qenë një projekt i Stresit i publikuar më herët në vitin 2017. Këtë herë reperi ka vendosur që të sjellë dhe pjesën e dytë të këngës, por tashmë në bashkëpunim.

“Mos u dorzo” ka rezultuar mjaft i suksesshëm për artistin, i cili asokohe ka arritur madje që të marrë dhe kreun. E tani One T është reperi i përzgjedhur nga Stresi për të sjellë pjesën e dytë të këtij projekti.

Duket se dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre, pasi kjo nuk është hera e parë që sjellin një bashkëpunim. Ndër vite mund të numërojmë shumë projekte të përbashkëta mes tyre.

Duket se kënga e re është pritur mjaft mirë nga publiku, si nga ritmi i “Mos u dorzo 2”, por edhe nga teksti. Cili prej dy projekteve do të rezultojë më i suksesshëm vallë?