Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Stine shprehu një premtim për fansat e tij, duke thënë se nuk do të mungonte më aq gjatë në tregun muzikor dhe duket se këngëtari e ka mbajtur këtë premtim. Edhe pse kanë kaluar shumë pak kohë, saktësisht 4 janë nga publikimi i këngës “Bela”, Stinë ka sjellë në treg surprizën e radhës.
“Mama” titullohet projekti më i ri i artistit, i cili është një dedikim për nënën e tij dhe për 8 Marsin, “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.
Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë ka marrë një vlerësim maksimal nga fansat e Stines, të cilët përmes votave të tyre, e kanë bërë këtë projekt muzikor, pjesë të klasifikimit të “The Top List”. Me tekst të vetë artistit dhe muzikë të Edlir Begollit, kjo këngë këtë javë pozicionohet në vendin e 45-të.
Stinë është gjithashtu në listën e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me këngën e tij “Bela”, e cila u cilësua si një rikthim për artistin pas një pazue të gjatë në muzikë. Për këtë javë, kjo këngë renditet në vendin e 36-të.