E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure të “Pardon My French” ka qenë këngëtarja Diona Fona. Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “S’ka mo lot”. Ja se si shprehet ajo për këtë projekt…
Është një projekt që e dua shumë. Kam punuar shumë dhe e kam gjetur veten shumë tek teksti, edhe në muzikë, edhe në klip. Të gjithë bashkëpunëtorët e mi kanë qenë shumë të mirë. Kam punuar me një vajzë shumë të mirë nga Shqipëria. Ada dhe e përshëndes shumë. Është shumë e mirë me tekstin dhe me muzikën. Kemi një raport shumë të mirë edhe idea e të gjithë këngës ka dalë siç unë e doja dhe jam shumë e lumtur. Tani po bëhem gati për verë, koncerte. Janë bashkëpunimet që do të vinë.
Çfarë mund të na zbulojë më shumë për këto bashkëpunime?
Do të ketë bashkëpunime, por nuk dua që t’i zbuloj. Janë vajza dhe djem të njohur. Kur të dalin, do të ketë surpriza. Prandaj edhe nuk dua që t’i përmend. Janë këngë shumë të mira dhe jam shumë krenare me projektin që do të dalë.