I ftuar pak ditë më parë në “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu. Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u eliminua nga loja disa javë më parë duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të na treguar disa plane rreth karrierës së tij në të ardhmen. Me daljen e tij nga Big Brother, Klajdi u rikthye në tregun muzikor me këngën “E bukur”. Si e ka pritur publiku?
Teksti është nga Anxhela Peristeri, Petro Xhori dhe Irkenc Hyka. Pse janë dashur tre persona për të shkruar një tekst kënge?
Puna në grup është shumë e bukur. I them faleminderit Irkenc Hykës, një djalë i shkëlqyer, një profesionist, që e mbajti fjalën që dha. Jam shumë mirënjohës sepse është një dhuratë shumë e shtrenjtë dhe e vyer për mua, edhe për faktin që janë kaq shumë bashkëpunëtorë. U fut një ushtri e madhe për ta bërë këngën dhe më vjen mirë që reagimi ka qenë pozitiv. Të gjitha vajzat e pëlqejnë, përveç asaj vajzës që ia kam dedikuar. Unë kam fituar zemrën e çdo vajze, vetëm të asaj që dua unë nuk e kam fituar. Kënga i ka pëlqyer shumë, por problemi është që nuk po i pëlqej unë (qesh). Ka nja 10 vjet që e pëlqej këtë vajzën, por ajo nuk e kupton që unë e pëlqej, ose nuk do ta kuptojë.
Ideja e Irkencit ishte që kënga të ishte virale, këngë makinash, këngë club-esh, këngë vajzash, sepse i dedikohet vajzave. Ka filluar të ketë një impakt shumë pozitiv, të gjitha vajzat e postojnë, po pëlqehet mjaftueshëm. Kam filluar të kem negociata me club-e, lokale të ndryshme, koncerte. Këtë herë kam fatin që kam Top Media që më mbështet, kam të gjithë kolegët artistë që më suportojnë me publikimin e këngës.
Ke diçka të re me të cilën po punon tani?
Kam nisur një bashkëpunim me Stinen, por do i jap dhe pak kohë këngës që publikova që të piqet, nuk mund ta nxjerr menjëherë. Ndërkohë Stresi më ka bërë një ofertë për ne Romë, më pret në studiot e tij atje. Jemi në rrugë të mbarë, telefoni nuk ka pushuar nga shumë producentë, nga shumë kompozitorë, nuk mungojnë ofertat për bashkëpunim.
Me kë do të doje të bëje një bashkëpunim?
Elvanën nuk e ndërroj me asgjë në botë…