Elvana Gjata është një nga artistet që ka marrë zemrat e publikut nga momenti i parë që ka debutuar në skenë. Projektet e saj muzikore janë gati të panumërta.

Elvana numëron një sërë këngësh mjaft të suksesshme e të pëlqyera nga i gjithë publiku ndër vite. Përveç projekteve solo, ajo ka bashkëpunuar me disa prej artistëve më në zë shqiptarë, por duke kaluar edhe tek ata ndërkombëtarë.

Bashkëpunimi i saj më i fundit, ai me Ledri Vulën, “No Love”, rezultoi një hit i menjëhershëm. Projekti është prej 6 javësh rresht në vend të parë të “The Top List”.

E sikur të mos mjaftonte ky projekt që duket se na ka ‘torturuar’ e do vazhdojë ta bëjë gjithë verën, këtë javë njihemi me një tjetër hit. “Nihna” titullohet kënga e publikuar së fundmi nga dyshja Elvana Gjata dhe reperi Dardan.

Vijën melodike dhe tekstin e mori përsipër Elvana Gjata & Dardan, teksa producenti audio i këngës është Çelik Lipa. “Nihna” e ka pozicionuar dyshen në vend të tretë për këtë javë.