Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa kohësh është larguar nga skena dhe projektet e reja muzikore. Madje edhe postimet në rrjetet sociale janë të rralla. Së fundmi, ai ka bërë një postim në Instastory, duke marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Flori ka publikuar një audio paksa të çuditshme, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata.
“A do t’a heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.
Ndërkohë një zë tjetër përgjigjet:
“Se di”.
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”.
Më pas një zë dëgjohet teksa thotë:
“Historinë nuk e bën dot vetë”.
E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:
“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”
Ky postim i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij dhe jo vetëm, të cilët presin ndonjë reagim tjetër të Flor Mumajesit.