Ai është një artist që nuk zhgënjen aspak në prodhimet e tij muzikore, gjë të cilën e ka bërë edhe në prurje e tij më të re.

Shpat Deda shtë një artist që i ka kënduar më së shumti dashurisë por në projektin e tij më të ri, të titulluar “Instiktivisht”, kantautori është fokusuar më shumë në aspektin pak më seksi të dashurisë, për tërheqjen që mund të ndjesh ndaj dikujt dhe instikin që mund të ndjesh në ato momente.

“Instiktivisht”, e cila është një pjesë e albumit më të ri të artistit, “Rrugë”,është një këngë që i përket stilit muzikor “soul”.

Pavarësisht se është një artist që nuk prodhon muzikë komerciale apo “mainstream”, artisti tregon në një intervistë për  “Wake Up”, se këngët e tij bazohen në emocione të vërteta.

Por ajo cfarë është për t’u theksuar në projektet e Shpatit, është fakti që muzika e tij e prodhuar disa vite më parë, vazhdon ende të dëgjohet nga publiku shqiptar.

Sugjerimet e publikut e kanë rikthyer artistin në klasifikimin e “Top Awards”, duke e renditur menjëherë në vendin e 6-të.